RajoniTop Lajme

Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri (Video)

Shpërndaje

Mëngjesin e djeshëm kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, për të lënë pas njëherë e përgjithmonë dramën që përjetuan prej një kohe të gjatë duke e çuar në 43 numrin total të bashkatdhetarëve që janë shpëtuar që kur është nisur kjo përpjekje e përbashkët.

Shqiptarët e riatdhesuar janë pritur nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, i cili shprehu mirënjohje për partnerët strategjikë, SHBA, që bënë jashtëzakonisht shumë për finalizimin me sukses të operacionit të katërt përmes së cilit edhe Kosova riatdhesoi disa shtetas të saj.

“Kurrsesi nuk është operacioni i fundit dhe as do të ndalemi derisa të rikthejmë edhe gratë e fëmijët e mbetur ende në kampet famëkeqe të zonave në konflikt, duke u bazuar gjithashtu në listat e hartuara më herët me partnerët libanezë, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin tonë diplomatik në rajon, Marc Ghorayeb”, tha Çuçi.

Postimi nga Edi Rama:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
Kemi kthyer në atdhe 13 shtetas të tjerë shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët🇦🇱🙏❤️
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️