RajoniTop Lajme

Berisha i përlotur pas homazheve për Bujar Nishanin: Kam humbur një mik të përsosur! Shpirtërisht është mes nesh

Shpërndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet në ndër të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në një spital në Gjermani.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i përlotur me dhimbje të madhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë shqiptarëve për këtë humbje të madhe.

Ai u shpreh se Bujar Nishani përveçse një bashkëpuntor i çmuar ka qenë dhe një mik i ngushtë me të, teksa shtoi se ndonëse u largua nga kjo jetë ish-presidenti është i gjallë shpirtërisht.

“Pikëllim. Për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fionën zinë e kësaj gjëmë të madhe që iu ka rënë atyre. Miqve të tyre, të afërmve, por edhe mbarë qytetarëve shqiptarë të cilët kanë parë të Bujar Nishani një qytetar shembullor, familja një prind të shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik. Shtetit shqiptar, një nga shtetarët më dinjitoz në tërë historinë e tij, shoqëria shqiptare dhe shqiptarët, një nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre

.Bujar Nishani me dekada ka qenë një nga bashkëpuntorët më të çmuar me të cilin më lindi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë por edhe një miqësi e përsosur, një mqiësi që nuk ndodh ndonjëherë as në lloj të themi rënie, përkundrazi. Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është midis nesh, por e vërteta është që shpirtërisht ai është i gjallë. Është përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin atë si mik, ta njohin atë si bashkëpuntor. Ndaj dhe duke ndarë sot dhimbje dhe zi në familjen Nishani dhe miqtë shpreh ngushëllimet e mija atyre, ngushëlliemt e mija shqiptarëve që humbën sot ish-kreun e shtetit që i dha në atë detyre dinjitet të madh institucionit të Presidencës, por dhe mbarë qytetarëve. I paharrur, i përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij”, tha Berisha.