Shaqiri: Jam i hapur për dialog dhe bashkëpunim me sindikatën e arsimit të lartë

Shpërndaje

Siç kishim dialog social për arsimin fillor dhe të mesëm, jam i hapur për bashkëpunim dhe pres me sindikatat përfaqësuese për arsimin e lartë, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për protestën që nesër e paralajmëruan profesorët e Universitetit “St. Cirili dhe Metodi”, të cilët kërkojnë nënshkrimin e Kontratës Kolektive dhe rritjen e pagave.

Ai tha se me buxhetin shtesë është paraparë që nga shtatori të kenë paga më të larta, se mjetet janë siguruar dhe se procedurën e ka filluar paraardhësja e tij Mila Carovska.

“Në ribalancin e buxhetit është nisur procedurë edhe nga ministrja paraprake, parashikohen mjete për paga më të larta në arsimin e lartë. Ata paralajmëruan se ditën e parë do të kenë një protestë paqësore, pastaj pres që javën e ardhshme të kemi një takim për të parë para seancës së qershorit që studentët të mos kenë pasoja dhe ta kuptojnë këtë proces”, tha Shaqiri duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetarëve gjatë një vizitë në shkollën fillore “26 Korriku” në komunën e Shuto Orizarit.

I pyetur nëse ka bojkot të seancës së qershorit për dhënien e provimeve, Shaqiri është përgjigjur se sa i përket grevës në shkolla, siç tha ai, ishte kundër kërcënimeve për ndërprerje të mësimit.

“Këtë nuk e shoh si veprim të mirë të sindikatës sepse as unë dhe as Qeveria nuk kemi thënë ndonjëherë se nuk do të ketë bisedime dhe ndërprerje të bisedimeve dhe se nuk do të kenë kushte më të mira. Në negociatat me SASHK-un kemi kërkuar mirëkuptim për disa tregues ekonomikë që nuk vareshin vetëm nga arsimi, por edhe nga zhvillimet ekonomike që nuk janë vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon dhe më gjerë. Pra, nëse këto janë kërcënime, le të jenë paralajmërim, le të realizohen seancat e provimit”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se duhet të diskutohen mënyrat e financimit, të cilat janë të ndryshme për institucionet e arsimit të lartë dhe se nëse buxhetet organizohen mirë, siç tha ai, mund të arrihet sukses më i madh.