Grubi: Jemi në fazë të ndryshimeve kushtetuese, duhet front i përbashkët

Shpërndaje

Jemi në fazë të ndryshimeve kushtetuese, duhet front i përbashkët mes forcave politike në vend, kështu deklaron Grubi pas zërave se ASH do bëhet pjesë e Qeverisë.

Takim Ahmeti-Taravari nuk ka pasur, mirëpo Ahmeti është deputet dhe si i tillë ka kontakte të përditshme edhe me deputete nga ASH. ASH-në shqiptarët nuk do ta përkrahin duke ndejtur krah Levicës dhe VMRO-së, nuk do ti përkrahin me politika të tilla anti-shqiptare apo anti-BE. Jemi ne faze kur duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese, ndaj dua të shoh një front të përbashkët që do të tregoj se ne jemi pro politikave të Bashkimit Evropian”.