Hakmarrje ndaj ASH-së, anketat e VMRO-së favorizojnë Besën dhe Levicën

Shpërndaje

Pas informacioneve se Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë, vërehet një tërbim në kampin e VMRO-DPMNE-së. Portale të afërta me këtë parti kanë publikuar anketë nga një agjenci e panjohur më parë, në të cilën përveç VMRO-DPMNE-së, favorizohen edhe Lëvizja Besa dhe Levica.

Këto informacione shihen si “hakmarrje” ndaj ASH-së, pasi kjp e fundit muaj më parë i dha fund çdo bashkëpunimi me partinë e Mickoskit për shkak të kursit anti – perëndimor të kësaj partie dhe gjuhës nacionaliste të përdorur periudhën e fundit.