ASH pjesë e Qeverisë? / Artan Grubi tregon se a janë takuar Ahmeti me Taravarin

Shpërndaje

Bisedimet për zgjerimin e qeverisë ende nuk kanë arritur në fazën e ndarjes së posteve ministrore. Prandaj, sipas Grubit, nuk ka zëra brenda BDI-së që janë kundër përfshirjes së Aleancës për Shqiptarët në qeveri.

“Nuk ka pasur takim ndërmjet Ahmetit dhe Taravarit deri sot, përveç takimit të liderëve ku të gjithë ishin në Kuvend. Për të arritur deri te kjo që thoni ju, duhet të jetë procesi shumë i avancuar, por nuk është. Tash po bisedojmë vetëm për krijimin e një fronti të madh proeuropian në Maqedoni të të gjitha forcave politike, të cilat duan ta shohin vendin në përparim e sipër”, deklaroi Artan Grubi.