Rama: 23 vjet më parë u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës
Sot, 23 vjet më parë nisi një epokë e re në Kosovë.
Më 12 qershor të vitit 1999, trupat paqeruajtëse të NATO’s u futën në Kosovë dhe kështu iu dha fund luftës.
Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se po në 12 qershorin e vitit 1999, për Kosovën nisi epokë e re.
“Si sot 23 vjet më parë, me hyrjen e forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës”, u shpreh Rama në Facebook.