Tërnoci në zgjedhje për herë të katërt, gjykata aprovon ankesën e Shaip Kamberit
Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt. Gjykata e ka aprovuar ankesën e Shaip Kamberit për rivotim në Tërnoc.
Kamberi e ka konfirmuar këtë për mediat lokale. Kandidatit për deputet, Shaip Kamberit, i nevojiten gjithsej 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë.
Në votimin e fundit Kamberi nuk kishte arritur që të bëhej deputet për pak vota.