Maqedoni

Ahmeti: Dy dekadat e ardhshme të BDI-së…

Shpërndaje

Postimi nga Ali Ahmeti për zgjedhjet e brendshme partiake që do të mbahen nesër.

Dy dekadat e ardhshme të Bashkimit Demokratik për Integrim nisin me zbatimin e demokracisë së drejtëpëdrejtë pjesëmarrëse me vendimmarje nga të gjithë anëtarët tanë.

Nesër me mijëra anëtarë votojnë në 10 degë tona për të zgjedhur anëtarët dhe drejtuesit e këshillave vendor si dhe anëtarët dhe drejtuesit e këtyre degëve.

Ju uroj shumë sukses të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në garë sepse që nga nesër jemi edhe më të fortë, edhe më të bashkuar.

Bashkë përgjithmonë 🤝