Sulmet izraelite në Gaza/ Tetë persona humbin jetën, mes viktimave një fëmijë
Të paktën tetë persona, mes tyre një fëmijë dhe pesë efektivë të policisë palestineze, janë vrarë në një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës të dielën. Lajmi është bërë i ditur nga burime mjekësore dhe spitalore në enklavën palestineze.
Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile, pesë persona humbën jetën në Khan Younis, ndërsa tre të tjerë në qytetin e Gazës.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se sulmet kishin në shënjestër një person të cilin e cilësoi si terrorist në jug të enklavës, si dhe disa objektiva të tjerë në veri. Sipas saj, rezultatet e operacionit janë ende duke u shqyrtuar.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Izraeli pretendon se Hamasi po riarmatoset dhe po rifillon sulmet, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit të arritur një vit më parë. Hamasi i mohon këto akuza dhe e akuzon Izraelin se po minon marrëveshjen e paqes.
Sulmet e fundit vijnë në një periudhë kur Izraeli ka shtuar operacionet ushtarake në Gaza gjatë javëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.

