Ahmeti: Fitore historike në Bërvenicë!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përshëndetur fitoren në Komunën e Bërvenicës, duke e cilësuar atë si historike dhe si dëshmi të fuqisë së unitetit dhe bashkimit.
Ahmeti theksoi se kjo fitore është rezultat i solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët, duke nënvizuar se bashkimi i shqiptarëve është çelësi i çdo suksesi politik.
Postimi i plotë:
Fitore historike në Bërvenicë ❤️
Edhe një herë u dëshmua se uniteti dhe bashkimi triumfojnë mbi çdo interes të ngushtë. Gjithmonë qofshim bashkë!

