MaqedoniTop Lajme

Atë që Sindikatat kerkojnë sot, Aleanca për Shqiptarët, para 4 muajsh e kërkonte me insistim të madh

Shpërndaje

Atë që Sindikatat kerkojnë sot, Aleanca për Shqiptarët, para gati katër muaj, kur në Kuvend zhvillohej debati për pagën minimale me insistim të madh kërkonte që rritja e pagës minimale të përcillet me rritjen ekuivalente të të gjithë pagave në sektorin publik.

Prandaj, si atëherë edhe sot ju japim përkrahje të parezervë kërkesave të tyre që janë jo vetëm shumë të drejta, por janë edhe shumë minimale në krahasim me trendin e rritjes së çmimeve.

Nga djersa e punëtorëve tënndershëm jetojnë jo vetëm familjet e tyre, por edhe shteti dhe gjithë shoqëria. Andaj, të gjithë ne kemi obligim moral t’i mbështesim dhe tu sigurojmë të paktën vlerësim të punës së tyre dhe trajtim dinjitoz.