Banesë, villë e pishinë afër Ujmanit, ministri Sveçla publikon pamje nga jeta luksoze e Radojçiqit

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri në vendit, ku është bastisur vila e Milan Radojçiqit në Liqenin e Ujmanit.

Sveçla thotë se udhëheqësi i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë është pikërisht Radojçiqi.

Ministri shtoi se edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit

“Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”, ka shkruar ai.

“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, thuhet në postimin e Sveçles.