Arriti grupi i parë i hanxhinjve nga Maqedonia e Veriut në Meke (Video)
Grupi i parë i hanxhinjve të cilët u nisën të dielën më 26.06.2022,nga Maqedonia e Veriut për në vendet e shenjta, kanë arritur shëndoshë e mirë. Haxhinjtë, kryesisht nga Gostivari dhe rrethina, u nisën nën mbikëqyrjen e Myftiut të Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, i cili bashkë me stafin e tij të përbërë nga imamë, udhëheqës dhe mjekë, u përkujdesën që udhëtimi të kalojë sa më mirë.
Pas aterimit të aeroplanit, i cili u nis nga Shkupi dhe ateroi në Xhedah të Mbretërsisë së Arabisë Saudite, haxhinjtë me transport të organizuar u transportuan në hotelin Snood er Rejjan, hotel me katër yjë dhe me kushte shumë të mira në një distancë të afërt me qaben e Bekuar. Haxhinjtë tanë, u pritën nga Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, i cili udhëtoi disa ditë më parë me qëllim që të përkujdeset që atyre mos tu mungojë asnjë gjë gjatë qëndrimit në Mekke dhe Medine.
“Sot arritën grupi i parë i hanxhinjve nga Maqedonia e Veriut të cilët kanë bërë nijetin për ta kryer kushtin e pestë të islamit Haxhin” tha Sekretari Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, i cili më tej shtoi se “Udhëtimi ka qenë mjaft i rehatshëm ndërsa kushtet në të cilat janë vendosur haxhinjtë tanë janë të mrekullueshme”.
Bashkësia Fetare Islame në orët e mëngjesit të së hënës, më 27.06.2022, në faqen e saj zyrtare në rrjetin social facebook, transmetoi drejt për drejt arritjen e hanxhinjve në hotelin e rezervuar nga BFI e RMV për haxhinjtë tanë. Edhe ditëve në vijim do të vazhdon që të informojë familjarët dhe besimtarët e vendit me informata që kanë të bëjnë me rrugëtimin e hanxhinjve tanë. Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë haxhin.