Vazhdon greva e LSM–së, bllokohet hyrja e Shkupit në Autokomandë

Shpërndaje

Vazhdon greva e përgjithshme e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

LSM sot ka bllokuar hyrjen në Shkup te Avtokomanda.

Nga LSM kërkojnë që kërkesat e tyre të plotësohen në kuadër të grevës së përgjithshme për rritje lineare të pagave prej 2806 denarë për secilin punëtor e cila do të përfshihet ose me ndryshim ose me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.