Aziri: Ky është shansi ynë i fundit për të kapur trenin në Europë
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në konferencën për shtyp pas takimit në Klubin e deputetëve të grupeve të punës të partive politike për të shqyrtuar propozimin e fundit francez tha se i kuptojmë bashkëqytetarët maqedonas se edhe ne po luftojmë për gjuhën dhe heqjen e 20% nga Kushtetuta, por ky është shansi i fundit për vendin tonë.
“I kuptojmë bashkëqytetarët tanë maqedonas se edhe ne po vuajmë për njohjen e gjuhës dhe të hiqet nga Kushtetuta përkufizimi i 20%. Por kjo mundësi nuk duhet lëshuar, ky është shansi ynë i fundit për të kapur trenin në Europë. Biseda ishte konstruktive dhe presim rezultatet të mira”, deklaroi Aziri.