Osmani pas nënshkrimit të protokollit: Kemi marrë mbështetje të fortë për integrimin tonë evropian
📍 Sot në Sofje mbahet mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
👉 Kemi vënë në dukje të gjitha aktivitetet dhe projektet që kanë rezultuar nga grupet e punës, aktivitetet lidhur me Korridorin 8, bashkëpunimin në turizëm, kulturë etj.
👏 Nënshkruam Protokollin, i cili paraqet procesverbal të mbledhjes së Komisionit që do të na mundësojë të forcojmë angazhimin tonë në promovimin e marrëdhënieve bilaterale
👍 Kemi marrë mbështetje të fortë për integrimin tonë evropian, i cili do të realizohet nesër dhe pasnesër në Bruksel, nëpërmjet mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, fillimit të procesit të skriningut dhe fillimit të negociatave.
🇲🇰 🇪🇺 🇧🇬