Ahmeti uron deputetin Kamberi: Në këtë mision nuk je i vetëm, ke përkrahjen tonë
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka ritakuar deputetin e Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ahmeti i uroi suksese për të qenë zë i fuqishëm i shqiptarëve në parlamentin serb.
Postimi nga Ali Ahmeti:
Me deputetin e Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, z. Shaip Kamberi u ritakuam për të diskutuar rreth rëndësisë së përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve të Luginës, për peripecitë dhe obstruksionet që u deshtën tejkaluar për realizimin e kësaj kauze demokratike.
E përgëzova z. Kamberin për këmbëngulësinë e treguar dhe i urova shumë suksese në mandatin e ri për të qenë zëri i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin serb.
Në këtë mision ai nuk është vetë, pasi avancimi i statusit demokratik të shqiptarëve të Luginës ka patur dhe do të ketë gjithmonë përkrahjen dhe vëmendjen tonë.
Postimi nga Shaip Kamberi:
Me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, bashkë me Shqiprim Musliun, biseduam për rrjedhat politike në Luginë të Preshevës dhe rajon.
E falenderova kryetarin Ahmeti për mbështetjen gjatë betejës tonë për përfaqësim parlamentar.
Mbështetja që si koalicion kemi marrë në hapësirat mbarëshqiptare na dëshmon se në misionin e avancimit të statusit demokratik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk jemi vetëm.