I shpërthen cigarja elektronike në gojë, 39-vjeçari humb 7 dhëmbë
Një punëtor fabrike ka paralajmëruar të gjithë përdoruesit e cigareve elektronike pasi pajisja e tij shpërtheu duke i shkaktuar dëmtime në fytyre.
Paul, 39 vjeç humbi gjithashtu 7 dhëmbë.
“Kishte aq shumë gjak kudo dhe goja ime ishte aq e dëmtuar sa nuk e dija në atë moment çfarë kishte ndodhur.”
“Kjo ndodhi pasditen e së premtes teksa po ecja drejt makinës sime pas një jave të gjatë në punë.”
Pas incidentit Paul u dërgua në Spitalin Friarage, Northallerton ku po merr trajtim mjekësor.
Ai tani po përballet me një shërim të gjatë dhe të dhimbshëm dhe një trajtim privat dentar me vlerë mijëra paund.
Sipas britanikëve fajin për shpërthimin e ka bateria. Ai e bleu atë në internet nga një prodhues kinez.
Paul tani dëshiron të gjejë një avokat dhe të marrë kompensim për lëndimet që pësoi./Abcnews.al/