Sport

Shkëndija kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Shpërndaje

Shkëndija bën detyrën, duke fituar 3-1 ndaj letonëve të Valmierës dhe duke avancuar në raundin e tretë eliminator të Conference League, ku do të përballet me suedezët e AIK-ut.

Kuqezinjtë vinin pas fitores 1-2 në transfertë, megjithatë nuk u mjaftuan vetëm me administrimin, pasi morën një tjetër sukses ndaj Valmierës, duke treguar se janë dukshëm më superiorë se kundërshtari.

Bejtullai, Doriev dhe Ramadani shënuan për kuqezinjtë, që vijojnë të konfirmohen një kockë e fortë në Europë, teksa bashkë me Shkupin e Ballkanin, do të jenë skuadrat e vetme shqiptare që do të vijojnë aventurën europiane.