RajoniTop Lajme

Kurti: Takimi me Blinkenin ishte tejet i përzemërt dhe i dobishëm për vendin

Shpërndaje

Vizitë të shkëlqyeshme dhe shumë të frytshme e ka cilësuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit nga SHBA, në një konferencë për media në Aeroportin “Adem Jashari”, Kurti duke folur për takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka thënë ishte një takim tejet i përzemërt dhe i dobishëm për vendin dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ishte një vizitë e shkëlqyeshme dhe shumë e frytshme. Në njërën anë kishim nënshkrimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht programin kompakt MCC-në me vlerë mbi 200 milionë dollarë, dhe në anën tjetër takimin tejet të përzemërt dhe të dobishëm për vendin tonë dhe për marrëdhëniet bilaterale me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken”, ka deklaruar Kurti.