Ahmeti: Në valle e këngë kemi ruajtur brez pas brezi kulturën tonë kombëtare
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare për suksesin që kanë arritur në festivalin “Büyükçekmece” të Turqisë. Ahmeti thotë se çdo sukses i tyre është krenaria për popullin tonë.
Postimi nga Ahmeti:
Në valle e këngë kemi ruajtur brez pas brezi të paprekshme, autentike, vlerat e kulturës sonë kombëtare.
Krenar që këtë mision me përkushtim dhe në rrugë të mbarë po vazhdon ta realizojë sot Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, fryt i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Për të gjitha sukseset e arritura në festivalet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe vendin e parë të fituar në Büyükçekmece të Turqisë, përgëzova sot djemtë dhe vajzat e Ansamblit, trupën artistike të udhëhequr nga drejtori Shkodran Tolaj, duke ju uruar vazhdimësi të punës profesionale.
Çdo sukses i tyre është krenaria jonë!