Tragjedia në Mal të Zi: Dalin pamjet kur të plagosurit arrijnë në spital
Në Cetinje të Malit të Zi ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku mbetën 11 person të vrarë në mesin e tyre edhe fëmijë.
Mediat atje kanë publikuar pamje nga bartja e të plagosurve nga ky sulm.
Siç raportojnë mediat ngjarja kishte nisur pas një konflikti familjar.
Personi që ka kryer këtë akt makabër është Vuk Boriloviq.
Detaje të reja: Mësohet arsyeja e vrasjes së 11 personave në Cetinje
Sot Mali i Zi dhe i gjithë rajoni është tronditur nga një vrasje në Cetinë.
Informatat e para tregojnë se një 34-vjeçar ka hapur zjarr dhe ka vrarë disa persona, duke përfshirë edhe policë, para se këta të fundit ta eliminojnë dorasin.
Tragjedia raportohet se filloi nga një konflikt në familje, ndërsa vrasësi, i identifikuar si 34-vjeçar doli në rrugë dhe qëlloi këdo që i doli përpara, duke mos kursyer as fëmijët.