Pas Atiq, edhe Lulzim Hetemi kërkon nga KOST dhe ZRRE të fillojnë me kyçjen dhe pagesën e rrymës në Leposaviq

Shpërndaje

Pas Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, edhe Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi kërkon nga KOST dhe ZRRE të fillojnë me kyçjen dhe pagesën e rrymës në Leposaviq

Postimi i plotë:
Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektike.

Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime, ka shkruajtur kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi në rrjetin e tij social.