Maqedoni

Ali Ahmeti: Pavarësisht rezultateve, këshilli i ardhshëm të jetë funksional

Shpërndaje

Ali Ahmeti ka uruar procesin zgjedhor duke thënë se ka qenë proces i qetë me vlera të shtuara demokratike. Sipas tij dalja në këto zgjedhje ka qenë shumë e lartë. Ai tha se rezultatet e deri tanishme nga 76% e votave të numëruara.

“BDI 7706 vota, Besa 8341 vota, PDSH 778 vota, Aleanca 614 vota. Alternativa 699 vota. VMRO 2169 vota, LSDM 1316 vota, Lista Më mirë për Tetovën 414 vota, Levica 317 vota”, tha Ali Ahmeti.

Ai përsëriti që për ta me rëndësi është procesi, me rëndësi është të investohet në standardet demokratike duke filluar që nga proceset zgjedhore, deri tek instalimi i fortë i sundimit të ligjit.

“Uroj që Këshilli i ardhshëm pavarësisht numrave të jetë funksionale, dhe të mos bëhen gabimet që janë bërë në të kaluarën që njerëzit t’i fusin përsëri në zgjedhje”, tha Ali Ahmeti.