Maqedoni

VMRO: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhje për dalje nga kriza energjetike

Shpërndaje

VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski se po shtrenjton energjinë elektrike për 50%, në kushte kur 50.000 qytetarë kanë të ardhura 150 denarë në ditë.

“Qytetarët tanë të cilët para një viti kanë paguar mesatarisht 3.000 denarë energji elektrike, tani për shkak të Kovaçevskit do të paguajnë nga 4.500 denarë. Edhe më vështirë do të jetë gjatë sezonës së ngrohjes, kur një numër i madh i familjeve do të ngrohen me energji elektrike.

Pushteti godit edhe në sektorin privat. Bizneset me Kovaçevski paguajnë edhe nga 400% energji elektrike më të shtrenjtë, krahasuar me vitin e kaluara.

Krahasuar me vitin e kaluar nëse analizojmë të dhënat e Eurostat do shihni se kompanitë e Maqedonisë paguajnë energji elektrike më të shtrenjtë në rajon”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhje për dalje nga kriza energjetike.