MaqedoniTop Lajme

Sigurimi i “bukës” përmes pagave në zarf!

Shpërndaje

Kriza ekonomike dhe financiare shtyn njerëzit, mos nga dëshira dhe paniku, të orientohen dhe të zotohen për variante të ndryshme të mbijetesës, jo për ndonjë investim kapital por për sigurimin e bukës, e që kjo situatë momentale ka shtuar tregtinë gri (ilegale)

Që nga fillimi i konfliktit ushtarak mes Ukrainës dhe Rusisë, bota po pëson një krizë të thellë si rrallë herë më parë. Me një anë pandemia e nga ana tjetër lufta, ka bërë që njerëzit në përgjithësi të ndjejnë frikë nga prekja e krizës ekonomike dhe financiare. Gjegjësisht rritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, çmimet e larta të karburanteve si dhe të rrymës elektrike, përveç vendeve botërore dhe rajonale, këto ekuivalenca kanë filluar dukshëm mirë të vërehen edhe te qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kriza ekonomike dhe financiare shtyn njerëzit, mos nga dëshira dhe paniku, të orientohen dhe të zotohen për variante të ndryshme të mbijetesës, jo për ndonjë investim kapital por për sigurimin e bukës, e që kjo situatë momentale ka shtuar tregtinë gri (ilegale). Tregu gri pothuajse gjithandej vendit haset sidomos në moslëshimin e faturave fiskale, punëtorët e padeklaruar, pagave në zarf janë, që zakonisht janë disa nga mënyrat për të shmangur pagimin e taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit, e kohën e fundit të rinjtë janë më joshës ndaj kësaj forme të tregtisë.

Ekonomisti Ali Maksuti, i cili për KOHA tha se faktori i pandemisë por edhe krizat e ndryshme kanë rezultuar bukur mirë në rritjen e ekonomisë gri. “Ekonomia gri është në rritje në vend, sidomos dy vitet e fundit. Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në këtë rritje, por si bazë mund të marrim faktorin e pandemisë, ndërkaq shumë të rinj kërkojnë mundësi biznesi në formatet online, ku gjenerojnë të hyra në veprimtari tregtare, por nuk paraqesin të hyra zyrtare dhe kjo është një formë e re e zhvillimi të ekonomisë grin ë vend. Në ekonominë gri funksionojnë biznese që për arsye të krizave ekonomike, minimizojnë kostot bazë, siç janë tatimet, kontributet sociale dhe shëndetësore, evazionit fiskal etj. Përndryshe ekonomia gri në Maqedoninë e Veriut është rritur nga 32% në 35% të BPK- bruto produktit kombëtarë”, deklaron Maksuti.

Në një far forme ekonomia në të zezë po përdoret jo nga dëshira, por nga mbijetesa dhe nevojat sublime elementare, që sipas studenti Erblin Xhaferit, të rinjtë nuk kanë alternativë dhe mbështetje aspak nga shteti dhe politikat e saj. “Në vend është papunësia e tejskajshme tek të rinjtë. Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar gjerësisht është mos krijimi i kushteve optimale për një stabilitet ekonomik si dhe mos hapja e akoma edhe me shume vendeve të punës në çdo sektor. Por fenomeni që vihet re është punësimi në të zezë por edhe puna në të zezë, e thënë kjo ndryshe, punësimi në mos përputhje me ligjin dhe rregullat. Si shkak te rinjtë detyrohen të gjejnë mundësi alternative që në fakt u sigurojnë aty më shume te ardhura dhe një stabilitet më të qëndrueshëm sesa një punë ne shtetërore”, thekson Xhaferi.

Ndërkaq nga ky fenomen, në aspektin sociologjik prek shumë aspekte dhe dimensione të ndryshme. Sociologu Ali Pajazi, sqaron se kriza globale ka përfshirë të gjithë njerëzit, dhe kjo i detyron ato me një fjalë të sigurojnë “bukën e gojës”. “Kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve ndikon në të gjitha aspektet e jetës shoqërore ndikon në mënyrë shumëdimensionale në jetën e qytetarit të RMV-së dhe më gjerë, meqë bëhet fjalë për një krizë globale. Krijon një ndjenjë pasigurie, të stresit dhe defetizmit lidhur me të ardhmen, i shtyn ata që të heqin dorë nga lukset e përditshmërisë dhe të koncentrohen te lufta për mbijetesë, te shkurtimi i harxhimeve. Sot, sërish në skenë vjen popullorja ‘buka e gojës’, gjërat elementare për mbijetesë. Kjo krizë shkakton tendosje brenda familjare sepse ka çarje mes kërkesave të fëmijëve dhe mundësive të prindërve. Do të vërehet edhe në xhiron e konsumit te profilet e ndryshme të ekonomisë, nga veshmbathja, gastronomia deri te ndërtimtaria. Të rinjtë orientohen drejt ekonomisë gri për shkak të faktit se nuk janë akomoduar me mënyrat konvencionale të punës dhe të fitimit, sepse jetojnë në një botë të virtuales, të kulturës së jopunës, të argëtimit”, tha Pajaziti.

Ai ka shtuar se mendësia e sotme rinore dëshiron që ta përshpejtojë ekonominë, dhe nuk ka kohë për të pritur rendimentet ndër muaj apo vite, andaj hidhet në platforma të ndryshme që ofrojnë “premtime marramendëse” që më vonë dalin flokula. (koha.mk)