Gjobiten 167 shoferë në Shkup, 39 për tejkalim të shpejtësisë

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të në fushën e trafikut në të gjithë territorin e Shkupit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, nga të cilat 39 masa për tejkalim të shpejtësisë, 22 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, 8 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar 8 masa për përdorim të telefonit celular, gjashtë masa për automjete të paregjistruara, tetë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 10 masa për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), pesë masa për foli të paçertifikuara (xhama të lyer), pesë masa për parakalim të paligjshme…”, njoftojnë MPB.