Një kompani e njohur turke do të blejë klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup
Një klinikë e njohur private nga Republika e Turqisë është në proces të blerjes së klinikës Zhan Mitrev në Shkup, mëson portali 24info.
Sipas informacioneve jozyrtare, negociatat për blerjen e klinikës kanë filluar në fillim të qershorit të këtij viti, pra dy muaj para se të bëhej publike afera që tronditi sistemin shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.
Kompania turke, e cila është seriozisht e interesuar për Klinikën Zhan Mitrev, konsiderohet me reputacion biznesi në Turqi, e cila tashmë ka gjashtë klinika të cilësisë së lartë në qytete të ndryshme turke, që ofrojnë shërbime shëndetësore duke përdorur metodat më moderne, përcjell INA.
Ndryshe, Klinika “Zhan Mitrev” ka qenë pjesë e një skandali hulumtues pas dëshmive të shumta të familjarëve të pacientëve të vdekur të cilët kanë pohuar se pacientët e vdekur janë trajtuar me metoda të panjohura dhe eksperimentale, ndërsa klinikës i kanë paguar dhjetëra mijëra euro.
Pas këtyre konstatimeve, Prokuroria ka hapur një rast dhe pronarit të klinikës, mjekut Zhan Mitrev, i është konfiskuar pasaporta.
Një tjetër skandal lidhur me spitalin është shfaqur këto ditë, se Klinika nuk kishte mjek të licencuar në repartin e kirurgjisë pediatrike.