RajoniTop Lajme

Pensionohet Besa Çejku Buçinca, jep lajmet për herë të fundit (Video)

Shpërndaje

Prezantuesja e lajmeve, Besa Çejku Buçinca sonte është paraqitur në televizionin publik për herë të fundit në këtë cilësi.E konsideruar si ikonë e televizionit publik dhe lajmeve të orës 19:30 Çejku Buçincën është paraqitur sonte para shikuesve bashkë me prezantuesin e njohur, Mustafa Muçaj. Bujçinca për rreth 4 dekada është paraqitur para shikuesve të televizionit për të dhënë lajmet.

“Bashkë me besën kemi dhënë lajmet në kohë të vështira, por edhe të mira për 4 dekada”, ka njoftuar Muçaj.“Pas pak në Lajmet Qendrore. Mustafa Muçaj dhe Besa Çejku Buçinca. Edicioni lamtumirës i ikonës së RTP-së dhe RTK-së, Besa Çejku Buçinca”, ka njoftuar ai.