Kurti: Buxheti për vitin 2023 do të jetë mbi 3 miliardë euro
Ka filluar mbledhja e 103 e Qeverisë së Kosovës ku në rend dite është edhe projektligjin për ndarje buxhetore për vitin 2023.Kryeministri i Kosovës ka thënë që buxheti për këtë vit do të jetë mbi 3 miliardë e 212 milion euro.“Buxheti për vitin 2023 do të jetë mbi 3 miliardë e 212 milion euro. Për sa i përket projekteve specifike kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektorat. Më shumë inspektorë të tregu, më shumë inspektorë tatimor. Shëndetësi e arsimi vazhdojnë të jenë prioritet i yni. 60 milion euro janë ndarë për barna esenciale. Kemi vazhduar linjën buxhetor për çerdhe. Mbështetja në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes bëhet më e rëndësishme dhe kemi shtuar 300 vende të reja. Do të vazhdojmë edhe me terminalin në aeroportin e Vermicës. Do te vazhdojmë mbështetjen e ndërmarrjeve publike. 15 milion euro për rezerva shtesë. Do të kemi edhe 75 milion euro të tjera. Fokusi do të jetë në diplomaci publike ekonomike” tha ai.