Deputeti ekstremist francez: Prizreni ishte qytet i mbretërve serbë, u okupua nga shqiptarët myslimanë
Deputeti ekstremist i Francës, Nicolas Bay ka vizituar Prizrenin, duke e quajtur si ‘qytet i mbretërve serbë’.
Përmes një postimi në Twitter, Bay thotë se Prizreni u okupua nga shqiptarët myslimanë.
“Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër”, ka shkruar Bay.
Kujtojmë se për të dytën ditë me radhë, Bay e ka vazhduar propagandën kundër UÇK-së, duke e akuzuar se “ka rrëmbyer e vrarë serbë, të cilët më pas i ka vendosur në varre masive”.
Prizren, ville européenne et ancienne ville des rois de Serbie, est aujourd’hui occupée par les Albanais musulmans.
Sur cette terre d’Europe, les églises ont été remplacées par des mosquées. Pendant ce temps, les gouvernements occidentaux ont détourné le regard. pic.twitter.com/fGrsjlcgPr
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 29, 2022