RajoniTop Lajme

Kurti nga Berlini: Gazi i lirë i Rusisë, i kushtueshëm për sigurinë e Evropës

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Samitin e Procesit të Berlinit tha se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e ukrainasve.

Sipas tij, Evropa ka nevojë për energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranizicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen.“Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, shkroi Kurti në Twitter.

Kujtojmë se Kosova po përfaqësohet në Samitin e Berlinit nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.Në këtë samit janë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.