BotaTop Lajme

Publikohet videoja që tregon tërë rrugëtimin e të dyshuarës për vëndosjen e bombës në Stamboll (Video)

Shpërndaje

Autoritetet turke të sigurisë kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit të Stambollit, që shfaqin të dyshuarën kryesore për vendosjen e bombës, nga e cila humbën jetën gjashtë persona dhe mbi 80 tjerë u lënduan.

Bëhet fjalë për shtetasen siriane Ahlam Albashir, e cila të nesërmen u arrestua nga policia turke, kurse pas verifikimit të pamjeve është konstatuar edhe nga ka lëvizur ajo dhe si e kishte vendosur bombën në sheshin Taksim të Stambollit.

Në video shihet ajo duke ecur nëpër pjesë të ndryshme të qytetit dhe vazhdimisht mbante me vete një qese të najlonit, brenda të cilës supozohet se gjendej bomba e cila shpërtheu.

Pasi arrin në “destinacion”, ajo ulet për të pushuar paksa në ulëset e sheshit dhe pas disa minutave ngritet në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Më pas ajo shihet se si me tërë forcën vrapon dhe tenton që të largohet sa më shumë, dhe të mos e godet presioni i shpërthimit të bombës.

Në anën tjetër, policia turke ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet dhe se deri më tani janë arrestuar 50 persona që dyshohet se kanë lidhje me shpërthimin në Stamboll.