Taravari pret në takim ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, z. Milan Predan
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari sot në Komunën e Gostivarit ka pritur ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, z. Milan Predan, njofton albazone media.
Postimi nga Taravari:
Në takimin që u realizua në Komunën e Gostivarit, me z.Predan biseduam për zhvillimin në nivel lokal, thellim të bashkëpunimit dhe miqësisë mes komunës sonë dhe Republikës së Sllovenisë, binjakëzim me ndonjë nga komunat e këtij vendi, investimet e mundshme nga kompani me kapital slloven në Gostivar dhe tema të tjera me karaktar lokal.
Biseduam edhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe aktivitetet korrekte që do të ndërmerren në periudhën që vijon për vendin tonë në rrugën drejt integrimit në BE.
E falenderova ambasadorin për angazhimin e qeverisë sllovene në zgjidhjen e kontesteve të mbetura në rajonin tonë.
Ambasadori Predan shfaqi shpresën se Sllovenia përmes përvojës së saj shembullore në politikën evropiane të zgjerimit, do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut që me sukses të përfundojë procesin negociues.