Tufa e deleve filmohen në ecje rrethore për 12 ditë pandalim në Kinë (Video)
Dhjetra dele janë filmuar në një ecje misterioze rrethore për 12 ditë radhazi në rajonin qëndror kinez të Mongolisë, në një fenomen të pakuptueshëm nga ekspertët.
Sjellja e çuditshme e regjistruar nga kamerat e sigurisë tregon tufën e madhe që marshojnë “të hipnotizuara” në një formë të përkryer rrethore në fermën e tyre.
Disa prej deleve shihen që ndjekin veprimin nga jashtë grupit, ndërsa të tjera qëndrojnë të palëvizura në qendër të tij.
Video u postua të enjten nga rrjetet shtetërore kineze, ku raportohej se delet ishin të shëndetshme dhe shkaqet e sjelljes mbeten mister.
Pronarja e fermës, e identifikuar si zonja Miao, tha se spektakli kishte nisur vetëm me disa dele, dhe më pas të tjera ishin bashkuar në lëvizjen rrethore.
Delet raportohet se kanë nisur ecjen e tyre prej 4 nëntorit dhe nuk është e qartë nëse do të ndalojnë për të ngrënë ose për të pirë.
Disa kanë spekuluar se sjellja mund të shkaktohet nga një bakter i quajtur Listeriosis që më parë ka shkaktuar prishje të zakoneve të sjelljes te delet, duke i bërë anoreksike, në depresion apo të çorientuara, sipas rrjetit Merck Manual dhe shoqërohet me përkeqësim të shëndetit të kafshëve.