Babë e bir i përpin lumi! Përroi i fryrë merr para makinën në Malësinë e Madhe, shpëton vetëm vajza
Moti i keq ka përfshirë vendin shkaktoi viktimat e para në orët e pasdites në qarkun e Shkodrës. Dy persona babë e birë humbën jetën në makinën e tyre që e rrëmbeu uji në Bzhete të Bogës në Malesinë e Madhe.
Uji i rrëmbyer ka marre përpara fuoristradën me të cilën ata udhëtonin së bashku me vajzën e familjes e cila ka mundur të dalë e të shpëtojë fale ndihmës se banoreve. Reshjet që vazhduan intensive prej shumë orësh rikthyen edhe varkat në Shkodër.
probleme ka në të 5 bashkitë e qarkut me përmbytje, bllokim rrugësh dhe izolim fshatrash. Edhe vete hyrja e Shkodrës u bllokua për shkak se lumi Drin kaloi mbi rruge tek Harku i Berdicës. Fryrja e lumit Kir dhe vërshimi i ujërave kanë përmbytur lagjen e Ajasmes. Aktualisht janë disa shtëpi me prezence uji ku demet e shkaktuara janë të mëdha.
Ndërsa në fshatin e Bardhajve në Shkodër, me shume se 10 shtëpi janë të rrethuara nga uji.
Si pasoje e prurjeve të shumta, Përroi i Thate në Malësine e Madhe, bllokoi rrugën duke izoluar dy pikat turistike te Bogës dhe Thethit dhe dhjetëra turiste të huaj. Përmbytje tokash u regjistruan edhe ne Dajç të Shkodrës, dhe ne Hajmel e Vig Mnele në Vaun e Dejës.
Në qarkun e Lezhës pati probleme në Shëngjin janë përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Është pezulluar lundrimi ndërsa në fshatra ka probleme me furnizimin me energji.
Uji ka nisur të vërshojë prej mëngjesit zonën e Zadrimë ku ka prani të ujit në tokat bujqësore në Dajç dhe Blinisht.
Reshjet e dendura të shiut janë shoqëruar më erë të fortë dhe breshër në Bulqizë ku mjaftuan vetëm 5 minuta reshje te dendura dhe uji vërshoi në pedonalen e qytetit.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike përgjatë të gjithë bregdetit ka shkaktuar probleme në lëvizje dhe në Durrës. në qyteti dhe fshatra reshjet intensive të shiut përgjatë natës dhe paradites kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Lagjet më problematike janë ato në afërsi të stadiumit dhe ujësjellësit të Durrësit, ku uji ka pushtuar kryqëzimet dhe është ngjitur në trotuare si dhe në disa rrugë dytësore të Shkozetit e Plazhit.