Propozohet ide për tubim madhor në Prishtinë për ta zmbrapsur presionin ndaj Kurtit
Ish-drejtuesi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi i ka dalur në mbështetje kryeministrit Kurti pasi ky i fundit po përballet me kritika për marrëdhëniet më ndërkombëtaret.
Për këtë çështje ai ka dhënë një ide për të gjithë ata që duan ta mbështesin kryeministrin publikisht.
Abazi përmes një statusi në “Facebook”, ka pyetur nëse do të ketë manifestim në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti.
“Mos ka ardhur koha për një manifestim madhor në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti përballë presionit që vjen nga Serbia dhe cilido ndërkombëtar, që edhe miqtë tanë të marrin mesazhin e qartë …? Nëse organizohet, me dëshirë ndihmojë në koordinimin e autobusëve edhe nga Tirana…”, ka shkruar Abazi.
Ky status i tij vjen pas takimit të 21 nentorit i Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje.
Edhe propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.
Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.