Bota

Gjermania hap dyert për punëtorët nga vendet jashtë BE-së

Shpërndaje

Këtë javë, qeveria gjermane prezantoi një plan për t’i hapur më gjerë derën punëtorëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, i cili duhet të zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar në atë vend.

Sipas draftit, të huajt nuk do të kufizohen më të punojnë vetëm në profesion, ndaj një mekanik do të mund të punojë si magazinier ose një polic si kamarier. Plani përfshin gjithashtu një sistem inovativ vlerësimi për punëtorët nga vendet e treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një plan kuadër për të shpejtuar dhe thjeshtuar imigrimin e punëtorëve të kualifikuar.

Kjo duhet të mbështetet më tej nga masa të tilla si shpallja e vendeve të punës jashtë vendit dhe mundësia e re e emigrimit të kandidatëve që nuk kanë kontratë pune, por plotësojnë disa kritere.

Për momentin nuk ka detaje për përfitimet e punësimit, por, siç shkruajnë mediat gjermane, qëllimi i qeverisë në Berlin është të deburokratizojë procedurën dhe të përshpejtojë plotësimin e vendeve vakante.

Kur shqyrtohet një aplikim për vizë pune, përvoja do të fitojë peshë dhe përkthimi i kualifikimeve do të humbasë rëndësinë për hyrjen në Gjermani. Kjo do të thotë se nuk do të merren parasysh rreptësisht kualifikimet profesionale, por njohuritë e kandidatit që aplikon për vendin e punës. Plani përfshin gjithashtu një sistem inovativ vlerësimi për punëtorët nga vendet e treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.