Sport

Kroacia është çerekfinaliste e Kupës së Botës, mposhti Japoninë pas penalltive

Shpërndaje

Çerekfinalja e parë e së hënës në këtë Botëror, mes Japonisë dhe Kroacisë përfundoi me fitoren e këtyre të fundit në penallti.

Dueli ishte i baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin shumë mundësi të mira shënimi.

Golin e parë e shënuan Japonia me anë të një harkimi të rrezikshëm drejt portës kroate, dhe pas disa devijimeve, Daizen Maeda shënoi për t’i dhënë epërsinë kombëtares së tij.

Pjesa e dytë filloi ndryshe për Kroacinë, të cilët filluan të dominojnë lojën, dhe më pas arritën të barazojnë rezultatin.

Goli i barazimit nga Kroacia erdhi në minutën e 55-të, me anë të Ivan Perisic.

Pas këtij goli, koha e rregullt përfundoi me këtë rezultat, dhe u bë ndeshja e parë e këtij botërori, që shkon në kohë shtesë.

Më tej, në vazhdime, Japonia insistone për të gjetur golin e epërsisë, por mbrojtja kroate ishte e pakalueshme.

Në penallti, portieri kroat, Livakovic, ishte ai i cili bëri diferencën.

Livakovic mbrojti tre nga katër penalltitë e Japonisë, ndërsa në anën tjetër, Kroacia shënoi tre nga katër penalltitë.

Me këtë fitore, Kroacia kalon tutje në çerekfinale, ku do përballet me fituesin e ndeshjes Brazil – Kore Jugore.