Sulmohen futbollistët dhe tifozët e KF Bashkimi (Video)

Shpërndaje

“Dje me date 04 dhjetor 2022, ne stadiumin e lagjes Aerodrom Shkup, ne kuader te xhiros se 15-te, u ndeshen k.f. Aerodrom – k.f. Bashkimi. Ne shkallet e stadiumit kishin udhetuar me veteiniciative edhe shikues e tifoz nga Kumanova per te perkrahur klubin tone.

Deri ne minutin e 69-te, ndeshja rrodhi ne fryme sportive dhe pa asnje verejtje. Pikerisht, ne kete minute, nga rruga, permes pjeses administrative te stadiumit ne pjesen e tribuneve u futen 40 huligan me maska, bejzboll shkopinj, thika, zinxhire, gure e mjete tjera metalike, ku sulmuan ne menyre shtazarake shikuesit/tifozet shqiptar dhe te tjeret qe ishin ne shkallet e stadiumit. Ekipi nikoqir, nuk kishte arritur te siguroj asnje kusht per sigurine e shikuesve (as kujdestar rendi, as polici, as persona te sigurimit fizik) dhe duke shfrytezuar keto leshime skandaloze, huliganet e kishin fare te lehte te depertojne dhe te realizojne sulmin e tyre.

Eshte vetem mrekullia e Zotit, qe nuk kemi viktima dhe e tera kaloi me lendime dhe deme materiale. Guret dhe skopinjet perfunduan edhe ne teren, duke rrezikuar edhe jeten e vete lojtareve tane.

Vlen te theksohet, se ky grup ska qene prezent ne stadium, por jane organizuar jashte saj, me te vetmin qellim, rrahjen brutale te shqiptareve ne shkallet e stadiumit.

Te lenduarve u deshirojme shermin dhe urojme qe skena te tyre vandale te mos ndodhin ne stadiumet apo sallat sportive!” thuhet ne kumtesen e FC Bashkimit.