Rajoni

Trishtuese/ Biznesmeni kosovar kapet nga Policia me një 14-vjeçare në një motel

Shpërndaje

Një biznesmen 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur në një motel me një 14-vjeçare në rajonin e Gjakovës.

“Shneta” ka mësuar nga burime se 60-vjeçari kishte qenë nën përcjellje të Policisë së Kosovës në momentin kur kishte shkuar ta merrte 14-vjeçaren dhe të njëjtën e ka dërguar në një motel.

Policia kishte intervenuar porsa 60-vjeçari ishte futur brenda dhomës me 14-vjeçaren.

Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një biznesmen nga Gjakova i cili dyshohet se e ka keqpërdorur të miturën për marrëdhënie seksuale.

I dyshuari ishte kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia në raportin 24-orësh.

Policia e ka trajtuar rastin si trafikim dhe ka njoftuar se janë arrestuar dy persona.

“Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.