RajoniTop Lajme

Kërkoi lëmoshë nga ministri kosovar, vajza e vogël largohet me dhunë nga kafeneja (Video)

Shpërndaje

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si një kamerier e largon dhunshëm një vajzë të vogël që po kërkonte lëmoshë në tavolinën ku ishte prezent ministri i Bujqësisë në Kosovë, Faton Peci.

Në video shihet se si derisa ministri Peci shijonte kafenë e tij me një njeri të panjohur, vajza afrohet për të kërkuar lëmoshë, ministri madje as nuk kthen kokën për të refuzuar kërkesën e vajzës së vogël për lëmoshë. Kamerieri i lokalit, pasi sheh vajzën që nuk po largohej derisa po kërkonte lëmoshë, dhe e cila ndodhej afër tavolinës së ministrit, e merr atë dhunshëm për ta larguar krejtësisht nga lokali.

Video është publikuar Fillimisht në TikTok, ndërsa më pas është shpërndarë nga mediumet në Kosovë.