Maqedoni

Komuna e Gostivarit organizoi drekë solemne për vitin e ri për shoqatat e personave me aftësi ndryshe

Shpërndaje

Komuna e Gostivarit tradicionalisht shtroi drekë solemne për fëmijët e Qendrës ditore me nevoja të veçanta, dy paralelet speciale të shkollave fillore “Ismail Qemali” dhe “Mustafa Kemal Ataturk”, si dhe fëmijët e Qendrës “Bashkërisht Mundemi”.

Krahas fëmijëve, në drekën solemne ishin edhe prindërit e tyre, ndërsa për disponimin e fëmijëve u kujdesën disa maskota, babadimri dhe këngëtarët Betime Jakupi dhe Fadbi Ilazi.

Në drekën solemne ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ekipi i tij në komunë.

Pakot e fundvitit u ndanë edhe për Shoqatën e të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar “Realiteti” si dhe për Shoqatën e personave shurdhmemecë “Qetësia”.