Grubi tregon se çfarë u vendos sot në seancën e 115-të të Qeverisë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 115-të me radhë ka marrë vendim për vazhdimin e kohëzgjatjes së masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë.
Sipas Vendimit, kjo masë do të zbatohet deri më 30 prill 2023.
Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
📃Nga seanca e 115-të e qeverisë:
🧷Sollëm Vendim për ndryshimin e Vendimit për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuar, me vendimin ngrirja e marzheve në shitjen e produkteve të caktuara vazhdon të zbatohet edhe pas datës 31 dhjetor, pra deri më 30 prill 2023. Përfshirja e masës vazhdon t’i referohet:
👉bukës së bardhë,
👉sheqerit të bardhë dhe
👉vaj luledielli ushqimor (pa vaj të shtypur të ftohtë),
➡️me 5% marzh tregtar për shitësit me shumicë (dhe prodhues) dhe shitës me pakicë; si dhe për miellin e gruriit – lloji 400 dhe lloji 500, makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, orizi i bardhë, qumështi i lopës me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, vezët, gjiza, djathi i bardhë i lopës dhe i përzier djathë i bardhë, kashkavall, kos me një marzh tregtar 10% për shitësit me shumicë (prodhuesit) dhe shitësit me pakicë.
🧷E Miratuam programin e NPRSH,
🧷Përcaktuam edhe tekstin e Propozimit për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar personave fizik, dhe
🧷Teksti i Projektligjit për nënproduktet me prejardhje shtazore,
🧷Shqyrtuam dhe miratuam Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me Bashkimin Europian për pjesëmarrje në programin e Unionit – Programi Europa Digjitale për periudhën 2021-2027.