Nga persona të maskuar, nis heqja e barrikadave në Rudarë
Ka nisur largimi i kamionëve në fshatin Rudarë, të cilët u vendosën në mes të rrugës si barrikada.
T7 raporton se heqja e këtyre barrikadave është duke u bërë nga persona të maskuar.
Ndryshe, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Ndërkaq më 28 dhjetor, autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Dejan Pantiq.
Pas kësaj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.