Tendat e zbrazura – Pak persona shihen afër barrikadës në Rudarë

Shpërndaje

Barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së enjtes. Për ditën e sotme është paralajmëruar edhe largimi i barrikadave nga rrugët e pjesës veriore të Kosovës.

Numri i qytetarëve që po qëndrojnë në barrikadën e vendosur në Rudarë të Zveçanit është më i vogël sesa ditëve tjera.

Aktualisht nuk ka ndonjë lëvizje të shtuar afër barrikadave.

Tendat e protestuesve kanë mbetur të zbrazëta pasi të njëjtit tashmë janë shpërndarë.

Barrikadat në veri janë vendosur me 10 dhjetor si kundërshtim ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Qendror në Mitrovicë të Veriut si dhe Zubin Potok.