BotaTop Lajme

Rriten pagat në BE/ Von der Leyen do marrë 1000 euro në ditë, ja sa do paguhen eurodeputetët

Shpërndaje

50,000 punonjësit e BE-së presin me padurim rritjen e dytë të pagave në gjashtë muaj: pagat e tyre do të rriten me 7 për qind, raporton gazeta gjermane Bild, teksa shkruan “çmenduri e re e pagave në Bruksel”.

Edhe pse zyrtarët e BE-së kanë paga të majme, ka një rregullim automatik për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Për këtë arsye, pagat e tyre janë rritur që nga mesi i vitit të kaluar me 2.4% krahasuar me fillimin e janarit 2022. Rritja e re do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga korriku.

Do të thotë se paga bazë e Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, 64 vjeçe, rritet me 2044 euro në krahasim me vitin 2021 dhe në 31,250 euro është mbi 30,000 euro për herë të parë.

Bashkë me shtesën e huaj, madje shkon në gati 36 mijë euro në muaj. Komisionerët e zakonshëm të BE-së marrin 1667 euro më shumë dhe tani fitojnë deri në 25475 euro.

Shtesat e 705 eurodeputetëve rriten me gati 700 euro në 10,495 euro në muaj dhe kështu për herë të parë kalojnë 10,000.

Nëpunësit civilë mund të jenë gjithashtu të lumtur: paga bazë më e ulët e një eurokrati rritet me 214 euro në 3272 euro, më e larta me 1483 euro në 22 646 euro. Ka edhe lehtësira pa taksa si p.sh. shtesa e huaj (deri në 3400 euro).