Para se të shkojë te Rama në Tiranë, Taravari për vizitë te Kurti në Prishtinë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari të martën do të qëndrojë në Kosovë ku do të takojë krerët shtetëror dhe liderët e partive politike.
Taravari në Prishtinë do të pritet nga Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, mëson ekskluzivisht TV21.
Takimet i kanë konfirmuar nga kabineti i Taravarit prej ku thonë se do të bisedohet kryesisht për zhvillimet e fundit politike dhe rajonale, si dhe temat me interes të përbashkët.
Pas vizitës në Prishtinë, Taravari do të udhëtojë për në Tiranë ku do të takojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të darkës që ka organizuar për liderët e partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut./tv21.tv