Para dy muajve kërkonte tryezë me Ahmetin, Kasami sot thotë se nuk ulet me Ahmetin

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Ksami, në fund të tetorit të vitit të kaluar inicoi takim në kuadër të tryezës së përbashkët të partive shqiptare ku ftoi edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkohë në Shkup ishte ftuar takimi i liderëve të gjitha partive parlamentare, ku morrën pjesë të gjithë liderët përveç Bilall Kasamit dhe Dimitar Apasievit. Kasami refuzoi pjesëmarrjen pas revoltës që Ahmeti dhe liderët e tjerë nuk i shkuan në tryezë.

Dy nuaj më vonë, kryeministei i Shqipërisë Edi Rama ka ftuar për të martën liderët e partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Pjesëmarrjen e konfirmuan të gjithë, ndërsa Kasami u përgjigj se nuk pranon të ulet me Ahmetin në një tryezë./albazone.mk